Moti me temperatura deri 27 gradë

Pritet që sot vendi të dominohet nga moti kryesisht me diell, megjithëse gjatë orëve të pasdites në disa zona mund të ketë reshje të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 14 dhe 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius, duke reflektuar një rënie të ndjeshme në krahasim me ditët e fundit.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.