Këtë të diel në Kosova pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas parashikimit, në disa zona të vendit vranësirat mund të shoqërohen me riga lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të pasdites, ndërsa në pjesën më të madhe të territorit do të ketë edhe periudha me kthjellime.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 24 deri në 27 gradë Celsius, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet e fundjavës.
Ndërkohë, era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.