Moti me temperatura deri 28 gradë

Moti sot do të jetë kryesisht me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat e shpërndara gjatë ditës.

Sipas parashikimeve të IHMK-së, temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 7 deri në 10°C, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 28°C.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.