Moti me temperaturat deri në 24 gradë

Në Kosovë të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 24 gradë, raporton MeteoKosova.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues do të jetë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 8-27 km/h.