Moti me vranësira dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, ndërsa në zonat malore do të jenë në formë të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 14°C.

Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 16-37 km/h, njofton Meteo Kosova.