Moti me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa pasditet do të sjellin reshje shiu.

IHK njofton se të mërkurën pasdite do të ketë reshje shiu, ndërkaq e enjtja do të jetë më dinamike sa i përket reshjeve.

Sa i përket temperaturave ato mbesin pothuaj të ngjashme me ditët e fundit. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 13-16 grade Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.