Moti me temperatura deri në 32°C

Sot do të kemi motin kryesisht të ngrohtë dhe me diell në Kosovë.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë mëngjesit do të lëvizin nga 8 deri në 11°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 29 deri në 32°C, transmeton Gazeta Stop

Moti i qëndrueshëm dhe temperaturat e larta për këtë periudhë të vitit do të shoqërohen me erë të lehtë deri mesatare, e cila do të fryjë nga drejtime të ndryshme.

Do të fryjë erë nga drejtime të ndryshme, e lehtë deri mesatare.

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit me diell, qytetarëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë qëndrimit të zgjatur në diell dhe të konsumojnë mjaftueshëm lëngje.