Moti sot deri në 27 gradë

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë.

Sipas MeteoKosova. temperaturat maksimale do të lëvizin nga 23 deri në 27 gradë.

“Era do fryjë fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, prej 17-44 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27°C”, thuhet në njoftim.