Moti sot i ftohtë, temperaturat deri -10 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), bën të ditur se masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari.

IHK njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.