Moti sot i nxehtë


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të nis me mot kryesisht me diell dhe relativisht të nxehtë. 

Kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike do të vazhdojnë deri të mërkurën. 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.

Të enjten parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, vranësirat gjatë ditës parashihet që vende-vende të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh. 

Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius .