Moti sot i vranët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHK-së, në mëngjes parashihet që në shumë territore të ketë mjegull.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHK-së.