Moti sot i vranët dhe me shi

Në Kosovë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me rënie të temperaturave me afër vlerave mesatare.

Gjatë kësaj jave priten reshje shiu, që me rënie të temperaturave do të shndërrohen edhe në reshje bore. Më shumë reshje bore parashihen viseve malore që edhe do të formojnë shtresë më të qëndrueshme bore.Reklama

Ndërkaq sot do të mbaj mot kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe nga mesdita reshje lokale të dobëta shiu.

Temperaturat do të sillen nga  3 deri në 7 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 6-16m/s, e të martën ndryshon drejtimin nga verilindja.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë deri ditën e martë, më pas luhatet përreth dhe mbi vlera normale.