Moti sot i vranët dhe me shi


Për të shtunën në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të pranishme që nga mesnata.

Lokalisht pritet të ketë shkarkesa elektrike, ndërkaq në zonat e larta malore priten reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.

Meteo Kosova njofton se gjatë orëve të pasdites vranësirat pritet të tërhiqen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa shtim i pjesshëm i tyre pritet sërish në mbrëmje, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h.