Moti sot i vranët, vende-vende riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat vende -vende kanë mundësi që të sjellin riga të dobëta shiu.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.