Moti sot me diell dhe me vranësira të pakta


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të martën do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.

Sipas IHMK-së, në orët e hershme të ditës parashihen ngrica, e temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 gradë celsius deri në -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 5-9 gradë.

‘Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.