Kosova do të ketë mot kryesisht me diell gjatë ditës së martë, ndërsa në disa zona priten kalime të pakta vranësirash, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë.
Sipas institutit, era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me intensitet të dobët deri mesatar.