Moti sot me temperaturat deri në 24°C

Kosova të premten do të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 24°C.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°C, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 24°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.