Moti sot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, përderisa në zona të caktuara pritet të ketë reshje të pakta shiu.

Në orët e mëngjesit nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të dobët bore.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 6-23 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C, njofton Meto Kosova.