Moti sot vranët dhe me shi

Për të martën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12 gradë, shkruan Meteo Kosova.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 13-43 km/h.