Murati: Përveç pagave, punonjësve të sektorit publik iu është dhënë edhe shtesa për tetor

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se në kuadër të pakos për përballje me inflacionin, është edhe masa mbështetëse për sektorin publik që parasheh shtesën prej 50 eurosh në muaj, duke filluar nga shtatori.

Sipas tij, sot, përveç pagave të rregullta, punonjësve të sektorit publik që plotësojnë kriteret, u është paguar edhe shtesa për muajin tetor, njofton Klan Kosova.

“Kurse nesër pritet të ekzekutohet edhe shtesa retroaktive për muajin shtator. Shtesa paguhet veçmas pagës, dhe llogaritet si subvencion i patatueshëm, pra neto”.