Nafta shtrenjtohet, benzina mbetet e pandryshuar

Çmimi maksimal i naftës në Kosovë është rritur me dy centë, sipas vendimit të ri të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT).

Për 6 qershorin, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.54 euro për litër, krahasuar me 1.52 euro sa ishte një ditë më parë.

Benzina mbetet e pandryshuar në 1.41 euro për litër, ndërsa gazi ka shënuar ulje prej tre centësh, duke zbritur në 0.68 euro për litër nga 0.71 euro sa ishte të premten.

Çmimet e derivateve në Kosovë përcaktohen çdo ditë nga MINT, bazuar në lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare dhe metodologjinë për formimin e çmimeve maksimale të lejuara.

Vendimi ka hyrë në fuqi në orën 10:00 dhe do të vlejë për 24 orët e ardhshme.

Çmimet maksimale të lejuara:

  • Nafta: 1.54 euro/litër
  • Benzina: 1.41 euro/litër
  • Gazi (LPG): 0.68 euro/litër

Rritja e çmimit të naftës vjen pas disa ditësh luhatjesh në tregun e derivateve, ndërsa benzina vazhdon të mbetet në të njëjtin nivel.