Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, parandalohet futja e kontrabandës

Sot në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda kësaj qendre.

Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht në pajisje kuzhine (Tigan dhe Tenxhere), kanë arritur ta parandalojnë futjen e katër telefonave mobil, tri sim kartelave, shtatë koka të adapterëve dhe 4 USB, të cilat janë tentuar të futen brenda në mënyrë të improvizuar.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar gjësendet e sjella nga familja, ndërsa i dënuari i dyshuar se gjesendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia.

Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës në institucone korrektuese.