Neymari i është ofruar Barcelonës

Neymari mund të largohet nga PSG-ja në verë.

Mediat e huaja shkruajnë se PSG-ja ia ka ofruar Barcelonës yllin brazilian.

Po ashtu, bëhet e ditur se klubi francez është i gatshëm ta shesë Neymarin edhe te klubet tjera nëse merr ndonjë ofertë të përshtatshme.

Braziliani edhe më herët kishte tentuar të rikthehet te Barcelona.

Neymari vazhdon të mbetet lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit. Ai ishte transferuar te Parisi nga Barcelona për 222 milionë euro.