Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19

Një person ka vdekur dhe tetë raste pozitive janë regjistruar sot në Kosovë nga 1742 mostra.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, sot janë shëruar16 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.914.

Në total numri i rasteve aktive është 314.