Një rast i ri me koronavirus


Një rast pozitiv me COVID-19 është regjistruar të mërkurën në Kosovë, nga testimi i 111 mostrave, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Raporti ditor vë në pah se janë shëruar 4 persona në 24 orët e fundit, duke e ulur në 41 numrin e rasteve aktive.

29 persona janë vaksinuar me vaksina anti-COVID, në këtë periudhë. Deri tash janë administruar mbi 1.83 milionë vaksina anti-COVID.