Nxënësit sot pushim, për nder të Ditës së Çlirimit

Nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme do ta kenë pushim sot, për nder të Ditës së Çlirimit.

Dje, më 12 qershor, ishte përvjetori i 23-të i çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serb, përcjell Klankosova.tv.

Në këtë datë, forcat këmbësore të NATO-s zbarkuan në territorin e Kosovës, duke i dhënë fund vuajtjeve të popullit shqiptar.

Serbia tërhoqi forcat paramilitare nga territori i Kosovës, pas 78 ditësh bombardime nga NATO drejt caqeve serbe.

Ndërkohë, disa nxënës do ta kenë pushim edhe nesër, në shkollat që janë qendra testimi për Testin e Arritshmërisë.