Partitë politike intensifikojnë fushatën, sot shumë tubime elektorale

Partitë politike do të vazhdojnë edhe sot aktivitetet e tyre elektorale në mbarë vendin, ndërsa fushata për zgjedhjet e 7 qershorit po hyn në ditët e saj përmbyllëse.

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në përfundimin zyrtar të fushatës, subjektet politike kanë planifikuar një numër të madh tubimesh dhe takimesh me qytetarët në komuna të ndryshme të Kosovës, në përpjekje për të siguruar mbështetjen e elektoratit para ditës së votimit.

Në ditën e tetë të fushatës, partitë kryesore politike do të mbajnë disa tubime gjatë pasdites dhe mbrëmjes.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë aktivitete në tri komuna:

  • Ora 17:00 – Dragash (Bresanë, oborri i shkollës)
  • Ora 18:30 – Prizren (Sheshi Shadërvan)
  • Ora 19:30 – Rahovec (Parku i qytetit)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të zhvillojë tri tubime zgjedhore:

  • Ora 18:00 – Vushtrri
  • Ora 19:30 – Podujevë
  • Ora 20:30 – Prishtinë

Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka paraparë tri tubime:

  • Ora 16:00 – Drenas (Shtëpia e Kulturës)
  • Ora 17:30 – Skënderaj (Restoranti “Freskia”)
  • Ora 19:30 – Mitrovicë

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të organizojë tubim zgjedhor në Suharekë, me fillim nga ora 18:00, në restorantin “Mali”.

Fushata zgjedhore po zhvillohet me intensitet të shtuar, ndërsa partitë politike po shpalosin programet dhe premtimet e tyre para qytetarëve, në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 7 qershor.