Pas dy ditësh kërkime, gjendet trupi i personit të zhdukur në Batllavë

Pasi dy ditë operacionesh kërkimi, ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë gjetur trupin e pajetë të personit që ishte raportuar i zhdukur në Liqenin e Batllavës.

Sipas njoftimit të FSK-së, operacioni i kërkimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet komunale të Podujevës.

“Pas dy ditë kërkimesh, ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Batllavës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.