Pas shpërndarjes së Kuvendi i Kosovës, një reagim i publikuar nga ekipi i ish-Presidentes Vjosa Osmani ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.
Këshilltarja e Osmanit, Egnesa Vitija, ka publikuar një fotografi të ish-presidentes, të shoqëruar vetëm me mbishkrimin: “Shihemi”.
Postimi është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë dhe ndjekës e kanë interpretuar si një sinjal të mundshëm për rikthimin e Osmanit në skenën politike, në prag të zhvillimeve të reja pas shpërndarjes së Kuvendit dhe mundësisë për zgjedhje të reja.
Megjithatë, nga zyra e ish-Presidentes nuk është dhënë ndonjë sqarim shtesë lidhur me kuptimin e postimit apo planet e ardhshme politike.
Reagimi vjen në një moment të tensionuar politik në vend, ku partitë po përgatiten për zhvillimet e ardhshme institucionale dhe zgjedhore.