Pele 1940-2022: Legjenda në 10 fakte e shifra

Legjenda braziliane e futbollit, Pelé, i cili u ngrit nga një i varfër këmbëzbathur për t’u bërë njëri prej sportistëve më të mëdhenj dhe më të njohur në historinë moderne, vdiq më 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare. I hedhim një vështrim karrierës së tij.

Edson Arantes do Nascimento, i njohur si Pelé, veshi fanellën e famshme me 10-sh në shpinë, pasi iu caktua ky numër gjatë Kupës së Botës më 1958.

Ai e fitoi Kupën e Botës me Brazilin tri herë – më 1958, më 1962 dhe më 1970 – një sukses që asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur.
2Ai e fitoi Kupën e Botës me Brazilin tri herë – më 1958, më 1962 dhe më 1970 – një sukses që asnjë lojtar tjetër nuk e ka arritur.
Pelé filloi të luante profesionalisht për Santos FC, në moshën 15-vjeçare.
3Pelé filloi të luante profesionalisht për Santos FC, në moshën 15-vjeçare.
Ai iu bashkua ekipit kombëtar të Brazilit në moshën 16-vjeçare.
4Ai iu bashkua ekipit kombëtar të Brazilit në moshën 16-vjeçare.
Më 1958, në moshën 17-vjeçare, Pelé u bë lojtari më i ri që shënonte në Kupën e Botës.
5Më 1958, në moshën 17-vjeçare, Pelé u bë lojtari më i ri që shënonte në Kupën e Botës.
Rekordi, që Pelé e vuri si lojtari më i ri që ka fituar trofeun e Kupës së Botës, në moshën 17-vjeçare, ende qëndron.
6Rekordi, që Pelé e vuri si lojtari më i ri që ka fituar trofeun e Kupës së Botës, në moshën 17-vjeçare, ende qëndron.
Në Kupën e Botës 1970, Pelé regjistroi gjashtë asistime – rekord për një kampionat botëror.
7Në Kupën e Botës 1970, Pelé regjistroi gjashtë asistime – rekord për një kampionat botëror.
Pelé është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Brazilin, me 77 gola në 92 paraqitje ndërkombëtare, bashkë me Neymarin, i cili golin e 77-të e shënoi në Kupën e Botës 2022.
8Pelé është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Brazilin, me 77 gola në 92 paraqitje ndërkombëtare, bashkë me Neymarin, i cili golin e 77-të e shënoi në Kupën e Botës 2022.
Më 1959, ai shënoi 127 gola për Santosin, që mendohet të jetë shifra më e madhe e golave të shënuar nga një futbollist i një klubi brenda një viti kalendarik.
9Më 1959, ai shënoi 127 gola për Santosin, që mendohet të jetë shifra më e madhe e golave të shënuar nga një futbollist i një klubi brenda një viti kalendarik.
Gjatë tërë karrierës së tij, Pelé shënoi gati 1300 gola, duke i llogaritur edhe ata në ndeshjet jogaruese.
10Gjatë tërë karrierës së tij, Pelé shënoi gati 1300 gola, duke i llogaritur edhe ata në ndeshjet jogaruese.