Rrokulliset një veturë në rrugën Prishtinë-Gjilan

Të premten në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja e Policisë për Informim, Flora Ahmeti, e cila ka shtuar se nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”.