Përparim Rama shërohet nga COVID-19

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se e ka kaluar koronavirusin, një javë pasi kishte thënë se është infektuar.

Ai shkroi në Facebook se ka rezultuar negativ disa herë e sot punës do t’i kthehet nga zyra.

“Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, shkroi Rama.

Të martën e 11 janarit, i pari i Prishtinës ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar ai.