Pesë pije që ndihmojnë për humbje peshe e rritje të imunitetit

Humbja e peshës së tepërt kontribuon në shëndet të mirë të organizmit në përgjithësi. Pijet detoksifikuese shpesh ndikojnë në humbjen e peshës së tepërt si dhe rritjen e imunitetit. Ndërkohë që mund të bëhen pjesë e një stili të shëndetshëm jetese, këto pije duhet të shoqërohen edhe me ushqimin e duhur në mënyrë që të kenë ndikim më të mirë, shkruan India.com

Uji me limon është i njohur për vlerat ushqyese, pasi ndihmon organizmin të qëndrojë i hidratuar ndërkohë që e pasuron edhe me vitaminë C, e cila ndikon për të mirë në rritjen e imunitetit. Ky ujë gjithashtu stimulon metabolizmin dhe shpëlanë zorrët.

Çaji i gjelbër gjithashtu ndikon kundër peshës së tepërt duke pastruar organizmin nga toksinat. Përveç kësaj, ky çaj rrit energjinë trupore dhe forcon imunitetin.

Uji me copa të gjingjerit dhe pluhur të turmerikut gjithashtu është pije e mirë kur bëhet fjalë për shkrirjen e dhjamit të tepërt në organizëm. Përveç kësaj, ky ujë forcon edhe imunitetin, pasi gjingjeri e turmeriku janë antioksidantë të fuqishëm.

Uji me copa të trangujve dhe gjethe mente është freskues, hidratues dhe përmban shumë pak kalori, gjë që e bën shumë të mirë për peshën e tepërt. Trangujt përmbajnë antioksidantë dhe kanë veti deuretike, të cilat ndihmojnë organizmin t’i largojë toksinat përmes urinimit. Gjethet e mentës, përveç që i japin shije, ato ndihmojnë për tretje më të mirë të ushqimit ndërkohë që zvogëlojnë inflamacionet.

Pijet e përgatitura në shtëpi me fruta të malit dhe spinaq, janë shumë të pasura me antioksidantë dhe fibra. Ndërkohë që spinaqi pasuron organizmin me vitamina e minerale, frutat e malit si, boronicat, dredhëzat e mjedrat përmbajnë antioksidantë të fuqishëm dhe fibra. Një pije që përmban këto elemente, forcon imunitetin, pastron organizmin nga toksiant dhe ndihmon në ndjenjën e të qenit të ngopur duke kontribuar në humbjen e peshës së tepërt.