Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës si dhe 4 meshkuj kosovarë pasagjer në veturë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë”, thuhet në raportin e policisë.