Pesë ushqime që kanë përmbajtje të nikotinës dhe mund t’u ndihmojnë ta lini duhanin

Heqja dorë nga nikotina është mjaft e vështirë.

Veprimi i nikotinës në tru mund të ndikojë në funksionet afatshkurtra të trurit, të ngushtojë enët e gjakut, ta rris shtypjen e gjakut dhe po ashtu t’i rrisë të rrahurat e zemrës.

Truri bëhet i varur nga efektet e nikotinës dhe kjo është arsyeja pse është kaq e vështirë të lihet, shkruan “The Sun”.

Por, sasi nikotine mund të gjeni edhe në fruta apo perime të ndryshme.

Nuk ka dëshmi nëse ato ushqime ju ndihmojnë ta lini duhanin, mirëpo disa nga ushqimet që i konsumoni shpesh kanë sasi të nikotinës.

Patëllxhani

Markus Lindblad nga faqja “Haypp” ka thënë se një nga ushqimet e përditshme që përmban nikotinë është patëllxhani.

“Patëllxhani në fakt është një bimë e madhe dhe për çdo gram do të gjeni 100 mikrogramë nikotinë”, ka thënë Markus.

Por, Markus thotë se duhet të hani 10 kilogramë patëllxhanë për të konsumuar sasinë e njëjtë sa e konsumoni me një cigare.

Patatja

Patatja është një perime tjetër që konsumohet shpesh.

Markus tregon se mesatarisht një patate mund të përmbajë rreth 15 mikrogramë nikotinë.

Markus ka treguar se patatet e pjekiura dhe jeshile kanë përmbajtje më të madhe të kokainës, rreth 42 mikrogramë.

“Nëse vendosni të grini patatet apo t’i bënj pire, atëherë përqëndrimi i nikotinës mund të rritet në 52 mikrogramë”, thotë Markus.

Lulelakra

Markus ka thënë se një ushqim tjetër i përditshëm që përmban sasi nikotine është lulelakra.

“Edhepse lulelakra në fakt nuk është pjesë e bimëve të natos, ato përmbajnë rreth 16.8 mikrogramë nikotinë”, thotë Markus.

Specat e gjelbër

Specat jeshilë mund të të hidhen lehtësisht në makarona apo sallata.

“Mund t’i përdorni në sasi të vogla, por specat jeshilë mund të përmbajnë 7.7 deri 9.2 mikrogramë nikotinë”, tha Markus.

Domatet

Domatet janë perime që i konsumoni shpesh.

“Ndërsa domatet e papjekura kanë tendencë të përmbajnë një sasi më të madhe të nikotinës, kur të piqen ajo bjen. Një domate e zakonshme ka rreth 7.1 mikrogramë nikotinë”, ka thënë Markus.