Po kontrollonte ‘spam-in’ e e-mailit, gjen çmimin e lotarisë prej 3 milion dollarësh

Një grua nga Miçigani duke kontrolluar spam-in e postës elektronike për një mesazh të humbur, gjeti se kishte fituar një xhekpot prej 3 milionë dollarësh në lotari.

Laura Spears, 55 vjeçare, u tha zyrtarëve të Lotarisë së Michiganit se ajo bleu një biletë për tërheqjen e Mega Millions të 31 dhjetorit në MichiganLottery.com.

“Pashë një reklamë në Facebook se jackpoti i Mega Millions po bëhej mjaft i lartë, kështu që hyra në llogarinë time dhe bleva një biletë. Disa ditë më vonë, po kërkoja një email që mungonte nga dikush, kështu që kontrollova dosjen e spam-it në llogarinë time të emailit.” tha Spears.

Ajo tregoi se në ndërkohë një mesazh nga Lotaria e Miçiganit i ra në sy, shkruan Upi, transmeton Klankosova.tv.

“Pashë një email nga llotaria që thoshte se kisha fituar një çmim. Nuk mund ta besoja atë që po lexoja, kështu që u futa në llogarinë time të Lotarisë për të konfirmuar mesazhin në email. Gjithçka është ende kaq tronditëse për mua se kam fituar vërtet 3 milionë dollarë”, tha ajo.

Fituesja tregoi se paratë e çmimit do ta lejojnë të planifikojë pensionimin e parakohshëm.

Spears shpjegoi se ka marrë masa për të parandaluar që e njëjta situatë të ndodhë në të ardhmen.

“Unë patjetër e shtova Lotarinë e Miçiganit në listën time të dërguesve të sigurt vetëm në rast se kam fatin të marr një email tjetër për një çmim të madh,” tha Spears.