Policia jep detaje për 77-vjeçarin që u gjet i vdekur në një motel në Prizren

Policia ka dhënë detaje për 77 vjeçarin që u gjet pa shenja jete dje në një motel në Prizren.

Bazuar në raportin e policisë, trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES- Prizren 19.03.2023-11:36. Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.”