Policia shqipton mbi 2700 gjoba, 37 aksidente me të lënduar

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,763 gjoba për kundërvajtësit e trafikut gjatë 24 orëve të fundit, në kuadër të aktiviteteve për monitorimin dhe zbatimin e rregullave të komunikacionit.

Sipas raportit ditor të policisë, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 116 aksidente trafiku. Prej tyre, 79 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa 37 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar 14 persona, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, në përputhje me procedurat ligjore.