Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas procesit zgjedhor të brendshëm në parti, duke bërë të ditur se ishte në mesin e delegatëve që mbështetën ndryshimin në LDK.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami ka thënë se ishte pjesë e 152 delegatëve që besonin se partisë i nevojitej një drejtim i ri, ndërsa 170 delegatë të tjerë kishin një qëndrim ndryshe, shkruan Gazeta Stop.
Ajo ka theksuar se vendimi i shumicës duhet respektuar, duke e cilësuar LDK-në si “shtëpinë e demokracisë”.
“Po, unë isha në mesin e 152 delegatëve që besuam se LDK-së i duhet ndryshimi, por ishin 170 të tjerë, të cilët mbrëmë patën mendim ndryshe. Në shtëpinë e demokracisë, gjithmonë fiton demokracia. Urime, LDK!”, ka shkruar Bajrami.