Presidenti i ri, Berisha: Nesër në seancë për të votuar kundër, nuk bojkotojmë!

Rithemelimi nuk do të bojkotojë seancën e nesërme në Kuvend, ku maxhoranca pritet të zgjedhë Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë.

Konfirmimi vjen nga Sali Berisha në konferencën e përjavshme me mediat, ku shprehu edhe një herë bindjen se rrugëzgjidhja e vetme do të ishte e drejtë një president nga opozita, por tha ai Rama zgjodhi lojën me kukulla, me një pseudoopozitë.

“Ne nuk i njohim të drejtë legjitime Edi Ramës për të propozuar presidentin duke patur parasysh masakrën zgjedhore që ai bërë me armatën e patronazhistëve, përdorimin e Dumanëve e bandave e parave të krimit. Ne kemi bindjen se rrugëzgjidhja e vetme do të ishte e drejtë një president nga opozita, Rama në vend të kësaj praktike, zgjodhi lojën me kukulla e pseudoopozitë një lojë që mund të quhet si shpifsirë politike e neveritshme dhe I kaloi raundet me gjasme po pres nga opozita, manipuloi dhe tani mbledh kryesinë për të komunikuar presidentin dhe për të marrë 100% pushtetet njëlloj si Alekandër Lukashenko. Do quhet Alekandër Lukashenko bis, me marrjen e presidencës shkon në pushtet absolut. Është detyrë e opozitës ti japë Ramës përgjigjen e merituar. Nesër në seancë për të votuar kundër, nuk bojkotojmë. Do luajmë rolin tonë”, u shpreh Berisha.