Prishtina me 786 raste aktive me COVID-19

Në Prishtinë aktualisht janë 786 raste aktive me COVID-19.

Prishtina prin me numrin e rasteve aktive. Pas Prishtinës është Gjilani me 256 raste aktive, ndërsa Prizreni është i treti me 241 raste. Ferizaj i ka 235 raste aktive, ndërsa Peja 188.

Në Kosovë në total ka 3396 raste aktive.