PSD-ja me aktivitet kundër Qeverisë, “na krypët”

PSD-ja ka organizuar një aktivitet në shenjë proteste kundër rritjes së çmimeve dhe mungesës, siç thonë ata, të “aktivizimit të mekanizmave shtetërore”.

Nol Nushi i PSD-së ka thënë se kanë zgjedhur sloganin “Na krypët”, pasi mendojnë se Qeveria i ka “kripur” qytetarët.

“Qeveria ka zgjedhur të heshtë dhe të mos gjejë zgjidhje. Megjithatë ka një produkt që nuk është shtrenjtuar, kjo sepse Qeveria është një fabrikë e prodhimit të kripës. Kryeministri dhe qeveritarët po na krypin çdo ditë. Ne sot po ua kthejmë kripën që Kurti ua ka dhënë qytetarëve deri sot”, ka thënë ai.