PSD: Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët e arrestuar

Partia Socialdemokrate (PSD), ka reaguar pas arrestimit të kryetarit të saj, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistëve të tjerë, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi, në aksionin e së mërkurës në kundërshtim të Gjykatës Speciale.

Në reagimin e PSD-së thuhet se kërkohet urgjentisht të lirohen aktivistët e saj.

“Kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për Gjykatën e padrejtë Speciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe segreguese. Rezictenca vazhdon. Z. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tonë”, thuhet në njoftim.