Qytetarë të revoltuar gjuajnë me gurë e shishe te EULEX’i pasi dënimit të ish-krerët e UÇK-së

Një grup qytetarësh është mbledhur të mërkurën para selisë së EULEX-it në Kosovë, ku janë përballur me kordonin e Policisë së Kosovës të vendosur në hyrje të objektit.

Sipas raportimit të Ekonomia Online, protestuesit po qëndrojnë përballë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ndërsa situata është shoqëruar edhe me këngë të ndryshme të protestuesve, përfshirë këngën “Besa-Besë”.

Gjatë protestës, situata është tensionuar në një moment, pasi disa prej protestuesve kanë hedhur gurë dhe shishe në drejtim të selisë së EULEX-it.

Policia e Kosovës ka vendosur kordon në hyrje të objektit, ndërsa pjesëtarët e saj po monitorojnë situatën në vendngjarje.

Për momentin nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për persona të arrestuar lidhur me incidentin.

Nuk janë bërë të ditura ende detaje të plota për organizatorët e protestës dhe kërkesat e tyre. Zhvillimet në vendngjarje pritet të ndiqen nga afër nga institucionet e sigurisë.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur EULEX-i vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë në kuadër të mandatit të tij për sundimin e ligjit.