Rama: Me buxhetin e vitit 2024, rritet me 15 mijë lekë paga për infermierët

Kryeministri Edi Rama, ka bërë me dije se në buxhetin e vitit 2024 të Shqipërisë, do të ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se pagat për infermierët do të rriten me 15 mijë lekë.

“Mirmëngjes, dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë”– shkruan Rama.