Reali do të ofrojë 120 milionë euro për Mbappen

Real Madridi ka bërë gati ofertën në vlerë prej 120 milionë eurosh për transferimin e sulmuesit Kylian Mbappe nga Paris Saint-Germaini (PSG). Mediumet e huaja kanë raportuar të hënën se Reali do ta bëjë zyrtare ofertën pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar në tentim për ta detyruar Parisin ta shesë Mbappen.

Sulmuesi francez është rikthyer në ekipin e parë të Parisit edhe pse ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.

Ai është i vendosur që karrierën ta vazhdojë te Real Madridi, ekip që po shpreson të arrijë marrëveshje me Parisin javën tjetër për ta kompletuar transferimin e Mbappes këtë verë.

24-vjeçari ka 1 paraqitje dhe 1 gol të shënuar këtë edicion për Parisin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Monaco.