Rezultatet e deritanishme – VV-ja siguron 49 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 – si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), referuar rezultateve aktuale ka publikuar ndarjen e vendeve në Kuvendin e Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje del forca më e madhe politike me 49 deputetë.

Sipas të dhënave të prezantuara, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 24 ulëse, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të përfaqësohet me 19 deputetë.

Lista Serbe ka siguruar 9 mandate, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të ketë 8 ulëse në legjislaturën e re.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik. /Telegrafi/