Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të jenë në fuqi për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit të MINTI-t, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.47 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 3 centësh krahasuar me një ditë më parë.
Çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.37 euro për litër, ndërsa gazi (LPG) do të tregtohet me 0.61 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë për 24 orët në vijim.
