Rritet numri i turistëve në Shqipëri, Rama: 30% më shumë turistë

30 për qind më shumë turistë kanë hyrë në Shqipëri krahasuar me janarin e vitit 2023. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, teksa e cilëson si një lajm fantastik për turizmin.

“JANARI i thuajse 1/2 MILION TURISTËVE lajmëron një vit fantastik për Shqipërinë Turistike. 30 % më shumë flukse vizitorësh krahasuar me janarin 2023, teksa shtohet pesha e vizitorëve nga disa vende të mëdha në hartën e prurjeve turistike”, shkruan kryeministri.