Rritja e çmimit të energjisë do ta rëndojën jetën e qytetarëve

Eksperti i ekonomisë Mustafë Kadriaj, ka thënë se rritje e çmimit të energjisë elektrike do të bie barrë tek qytetarët e Kosovës.

“Në fakt ZRrE ka ardhur në çmimin çfarë ka dashur KEDS ku të gjithë mundemi me pas pakënaqesi përvq KEDS-it kështu që tani më nuk mund të flitet për krizë energjetike sepse barra tani e tutje bie tek qytetari”.

Kadrijaj në një intervistë për Klankosova.tv tha se kur qytetaria nuk është aktive dhe s’ka shprehje të theksuar të pakënaqësive atëherë institucionet kanë më shumë gjasa të abuzojnë.

“Për dallim nga sistemi monist në demokraci institucionet janë në sherbim të qytetarëve aq sa qytetarët janë të zëshem në kërkesat e tyre pra kur nuk kemi qytetari aktive gjasat për të abuzuar institicionet janë shumë të mëdha. Pra, rasti më aktuale është shtrenjtimi i energjisë elektrike dhe aq sa qytetari ishte i zëshëm po aq institucionet relfektuan në raport me interesin e qytetarit”.

Ai theksoi se qeveria do të duhej që ekzekutivi të jepte përkrahje për qytetarët.

“Në vend që qeveria të ketë politika në përkrahje të qytetarit dhe biznesit si rezultat i pandemisë, nivelit të ulët të aktivitetit ekonomik, pagat e ulëta, mirëqenia e ulët, varfëri e lartë po e rëndon çdo ditë e më shumë jetën e qytetarit”.

“Pra si rezutlat i gjendjes së tanishme duhet të këtë të qartë, qytetari dhe biznesi që institucionet kthejnë kokën nga qytetari vetëm kur jemi aktiv përndryshe do të vazhdoi ky avaz në rendimin e jetës së qytetarit dhe biznesit”.

“Si rezultat i rritjes se çmimit të energjisë elektrike do të ketë ndikimin në të gjitha sektorët e jetës duke u rritur çmimet në konsmun, shërbime ku qytetari do të jetë para dy mundësive: të shprehë revolten ose të largohet në mënyrë masive që asnjëra nuk janë të mira për shtetin e Kosovës”.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ka aprovuar rritjen e çmimit të rrymës për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.

Ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.

E rritjen e çmimit të energjisë elektrike nuk po e sheh si zgjidhje ish-ministri i Energjisë dhe Minierave Et’hem Çeku.

Çeku në një intervistë për Klankosova.tv tha se kjo është një politikë e gabuar.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike e rëndon jetën e qytetarëve. Nuk është zgjidhje rritja e energjisë elektrike. Mund të jetë zgjidhje afatshkurte por në afatgjatë do të ketë pasoja dhe do të mund të shkaktonte kriza”.

Ai theksoi se rehabilitimi i pesë blloqeve të vjetra të termocentralit Kosova A do të mund ta shpëtonte Kosovën nga kriza me rrymën.

Sipas tij duhet të krijohen kapacitete prodhuese të energjisë elektrike pasi që Kosova ka rezerva të linjitit.